‘Asnjë nga deputetët e LAA-së nuk kanë dhënë sinjale se do ta votojnë PAN-in’

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka theksuar se askush nga 29 deputetët e LAA-së deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do ta votoj qeverinë e PAN-it. “Deri më tani jemi shumë unik si LDK. LAA ka një grup parlamentar të palëkundër”, tha ai në emisionin “Dialog Plus” në RTV Dukagjini. Ndërkaq, gjatë […]
Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka theksuar se askush nga 29 deputetët e LAA-së deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do ta votoj qeverinë e PAN-it.
“Deri më tani jemi shumë unik si LDK. LAA ka një grup parlamentar të palëkundër”, tha ai në emisionin “Dialog Plus” në RTV Dukagjini.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme LDK e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku u bë e ditur se kjo parti nuk do ta votoj kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër.
Ishte i pari i LDK-së, i cili pas kësaj mbledhje doli para gazetarëve, ku tha se me PDK-në në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion.












