Asamblisti i PDK-së që shkelmoi protestuesin, fajëson Policinë e Kosovës

Ndërtimi i një mini-hidrocentrali përgjatë lumit Brod në Vranishtë të Dragashit, të premten shkaktoi një përleshje mes banorëve që protestonin kundër ndërtimit të tij dhe zyrtarëve të kompanisë “Eurokos”, që ka nisur ndërtimin e hidrocentralit. E në përleshje nuk ishin përfshirë vetëm njerëz që mbajnë pozita brenda kompanisë në fjalë. Në këtë incident u përfshi […]
E në përleshje nuk ishin përfshirë vetëm njerëz që mbajnë pozita brenda kompanisë në fjalë.
Në këtë incident u përfshi Konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj, dhe djali i tij, Granit Rifaj, i cili është asamblist i Partisë Demokratikë të Kosovës në Dragash, raporton Gazeta Online Insajderi.
Në një video të publikuar nga mediumi lokal Info-ks.net, shihet se Granit Rifaj e shqelmonte njërin nga protestuesit. Por, asamblisti i PDK-së thotë se e shqelmoi për vetëmbrojtje protestuesin, dhe se Policia e Kosovës nuk arriti ta mbronte atë dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë “Eurokos”.
“E sa i përket asaj që ne i kemi sulmuar, është shpifje. Aty njerëzit vijnë na kërcënojnë dhe ofendojnë çdo ditë dhe në kurrë nuk i kemi sulmuar, por gjithmonë i kemi lajmëruar institucionet”, ka thënë Granit Rifaj.
Ndërkaq, Konsulli Lulzim Rifaj, ka mohuar të jetë aksionar në kompaninë e cila po e ndërton mini-hidrocentralin në Vranishtë.
“Në vendin ku është mbajtur protesta kam shkuar rastësisht me vizitu djalin tim që punon në këtë kompani”, është shprehur konsulli i Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.












