I arrestuari për mosdhënien e ndihmës, shofer i kamionit

Njëri nga dy të arrestuarit në Gjilan për mosdhënien e ndihmës të moshuarit i cili vdiq në rrugët e këtij qyteti është shoferi i njërit prej kamionëve. Prokurori i rastit Agron Uka i ka thënë KALLXO.com se i arrestuari është njëri prej shoferëve të kamionëve i cili shihet në video tek kalon afër viktimës. Gjatë […]
Njëri nga dy të arrestuarit në Gjilan për mosdhënien e ndihmës të moshuarit i cili vdiq në rrugët e këtij qyteti është shoferi i njërit prej kamionëve.
Prokurori i rastit Agron Uka i ka thënë KALLXO.com se i arrestuari është njëri prej shoferëve të kamionëve i cili shihet në video tek kalon afër viktimës.
Gjatë ditës Prokuroria e Gjilanit ka urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar për mosdhënien e ndihmës një të moshuari i cili vdiq skaj rrugës pa iu dhënë ndihma.
Ngjarja ishte shndërruar në temë diskutimi pasi ishte publikuar videoja e kamerave të sigurisë ku shiheshin qytetarët duke kaluar skaj viktimës, por pa i ofruar ndihmën.












