Arrestohet shqiptari me 4 emra, i dënuar me 19 vjet burg për vrasje në Itali

Një 44-vjeçar i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për vrasje me dashje. I arrestuari ishte shpallur në kërkim dhe mbante katër emra. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, […]
Një 44-vjeçar i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për vrasje me dashje. I arrestuari ishte shpallur në kërkim dhe mbante katër emra.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Astrit Sufali alias, Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias, Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.
Policia sqaron se: “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.














