Arrestohet princi saudit pasi kishte abuzuar me gratë (Foto dhe Video)

Një princ saudit është arrestuar pasi një videoje është shfaqur ku shihet ai duke rrahur disa meshkuj dhe duke abuzuar me gratë. Mbreti saudit Salman urdhëroi arrestimin e tij dhe marrjen në pyetje të princit Abdulaziz bin Muzaed bin Saud bin Abdulaziz të mërkurën, një ditë pasi u publikuan video të shkurtra në YouTube dhe […]
Mbreti saudit Salman urdhëroi arrestimin e tij dhe marrjen në pyetje të princit Abdulaziz bin Muzaed bin Saud bin Abdulaziz të mërkurën, një ditë pasi u publikuan video të shkurtra në YouTube dhe Twitter.
Në këto video që shihen pamje shqetësuese, princi ka një pushkë në dorë duke e drejtuar drejt një personi i cili është i gjakosur dhe lutet që të kenë mëshirë ndaj tij.
Ndërsa, në një video tjetër, e cila është shikuar më shumë se 760,000 herë, gjithashtu shihen 18 shishe usiki “Johnnie Walker” – pije alkoolike e cila konsiderohet si e rrezikshme dhe është e ndaluar për konsumim në Arabinë Saudite.
Mbreti i Arabisë Saudite urdhëroi një hetim të plotë mbi incidentin dhe arrestimin e princit bin Abdulaziz bin Muzaed bin Saud bin Abdulaziz, si dhe çdo bashkëpunëtor tjetër që është shfaqur në videot, raportoi televizioni shtetëror arab, transmeton Periskopi.
Ai po ashtu urdhëroi që asnjë individ i përfshirë në këtë rast të mos lirohet derisa gjykata të nxjerrë një vendim që është në përputhje me ligjet e sheriatit.
Shumë sauditë e mbështetën vendimin e mbretit përmes rrjetit social Twitter.
Mbretërit sauditë kanë status të privilegjuar në mbretëri, përveç ndihmave mujore financiare të pazbuluara, ata nuk kanë imunitet nga ndjekja penale.
Në një ngjarje jashtëzakonisht të rrallë, mbretëria saudite ekzekutoi një princ në muajin tetor të vitit 2016, i cili kishte qëlluar një burrë tjetër.
Arabia Saudite shquhet për ekzekutimet më të larta në botë./Periskopi/















