Arratiset personi që pranoi fajësinë për vjedhjen e telefonit në shtëpinë e Lumezit

Arratiset personi që pranoi fajësinë për vjedhjen e telefonit në shtëpinë e Lumezit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Leutrim Kaqiut, i akuzuar për vjedhjen e telefonit të markës “Samsung” nga shtëpia e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, pasi i njëjti është arratisur. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e konfirmoi mbrojtësi i Kaqiut, avokati Ali Beka. “Nuk kam kurrfarë informacioni unë, kurrfarë. Tek sot e mora […]

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e konfirmoi mbrojtësi i Kaqiut, avokati Ali Beka.

“Nuk kam kurrfarë informacioni unë, kurrfarë. Tek sot e mora vesh që ish në arrati, ish lëshuar urdhëresa. Mua prokurori më njoftoj”, deklaroi avokati Beka.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Kujtim Munishi tha se i akuzuari Kaqiu është arratisur në javën e parë të muajit korrik.

“Javën e kaluar është arratisur, dhe ne menjëherë kemi kërkuar arrestimin e tij. I njëjti tashmë pritet të arrestohet”, tha Munishi.

Për më tepër, gjykimi ndaj Kaqiut dhe dy të akuzuarve tjerë, Mehmet Morina dhe Nazmi Gashi, të hënën do të fillonte përsëri nga fillimi. Kjo pasi që gjyqtarja Nora Bllaca-Dula nga 3 korriku ka filluar punën në Gjykatën e Apelit. Ndërsa, lënda në fjalë tashmë ka kaluar te gjyqtari Naser Foniqi.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 8 qershor, pas propozimit të mbrojtjes së të akuzuarve, ishte marrë vendim që tre të akuzuarve t’iu zëvendësohet masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Tutje, Leutrim Kaqiu kishte pranuar fajësinë  për veprën penale “vjedhje e rëndë”, që lidhet me këtë rast dhe një vjedhje tjetër. Mirëpo, i njëjti nuk pranoi se ka kryer edhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkaq, dy të akuzuarit tjerë Morina dhe Gashi ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat i  ngarkon aktakuza.

Shqyrtimi fillestar për këtë rast pritet të mbahet nga mesi i shtatorit të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 maj 2017 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Leutrim Kaqiu, Mehmet Morina dhe Nazmi Gashi  për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Kaqiu akuzohet edhe për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, Morina për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë”, ndërkaq Gashi edhe për veprat penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas aktakuzës, Leutrim Kaqiu, më 22 nëntor 2016, rreth orës 03:25 në lagjen “Veternik” në Prishtinë, së bashku me të dyshuarin Armend Morina i cili gjendet në arrati, të pajisur me maska dhe armë zjarri, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Këtë e kanë bërë duke hapur derën e ballkonit me një kaçavidë, nga pjesa e prapme e shtëpisë, e cila pjesë nuk shihet nga kabina ku bëjnë roje zyrtarët policor që sigurojnë shtëpinë e kryeprokurorit. Të njëjtit kanë hyrë brenda, pastaj kanë hapur edhe derën e pushimores e cila ishte e mbyllur me çelës dhe janë drejtuar për në sallon. Nga aty kanë marrë një telefon celular të markës “Samsung” të papërdorur. Gjatë kësaj kohe, familjarët e të dëmtuarit kanë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë, ku me të dëgjuar zhurmën kanë zbritur poshtë. Të pandehurit përderisa largohen shpejtë nga shtëpia e kryeprokurorit Lumezi, harrojnë një kaçavidë mbi murin e oborrit të shtëpisë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Kaqiu dhe Morina kanë shkuar në shtëpinë e kryeprokurorit me veturën e markës “BMË X5” me ngjyrë të kaltër, e cila drejtohej nga i pandehuri tjetër Mehmet Morina, përkatësisht vëllai i të dyshuarit të arrtisur. Ky i fundit ka bërë roje nga jashtë, përkatësisht nga një pozicion ku duket shtëpia e të dëmtuarit, derisa dy të lartpërmendurit e kryenin vjedhjen.

Ndërkaq, i pandehuri Nazmi Gashi blen telefonin e vjedhur nga shtëpia e kryeprokurorit Lumezi, edhe pse ishte në dijeni për një gjë të tillë.

Ndryshe, Kaqiu, Morina dhe Gashi po akuzohen edhe për disa raste të tjera të vjedhjes, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore. /Betimi për Drejtësi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?