Arbana Xharra flet për herë të parë për punësimin e burrit të saj në RTK, ja si e arsyeton

Ka reaguar sërish anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, e cila gjatë ditës së sotme qe pjesë e një konferencë të PDK-së ku u hodhën akuza ndaj Komunës së Prishtinës për tenderë të dyshimtë. Konferenca e PDK-së, që vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale, shkaktoi debat pas akuzave u hodhën në drejtim të VV-së, shkruan […]
Ka reaguar sërish anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, e cila gjatë ditës së sotme qe pjesë e një konferencë të PDK-së ku u hodhën akuza ndaj Komunës së Prishtinës për tenderë të dyshimtë.
Konferenca e PDK-së, që vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale, shkaktoi debat pas akuzave u hodhën në drejtim të VV-së, shkruan Periskopin.
Xharra, ndër tjera, ka arsyetuar edhe punësimin e bashkëshortit të saj, Andin Lokaj në RTK, që çuditërisht erdhi vetëm pak ditë pas anëtarësimit të saj në partinë e Veselit, të cilën parti e kishte shpallur të kriminalizuar.
Ja çfarë shkruan Xharra:
Partia Vetevendosje ne defanzive. Gjitha keto skadale me fakte per shperblimin e dostave me tendere dhe licenca po provojne t’i kamuflojne me sulme personale ndaj meje. Burri im, Andin Lokaj, eshte punesu si dhjetra gazetare te mediave te tjera ne RTK. Organizojeni nje peticion ne Shesh, per largimin e Andinit si “komentatori me i dobet”, sigurt keni me marre mbeshtetje gjithepopullore.
Por, kallxoni ju kah sa pare i keni nda prej milionave qe ua pasket dhene kompanive te dostave?! Miqve e dhendurve poste dhe leje ndertimi. Asnje fjale se thate as per mbi 500 militante te punesuar prej juve. Po ju bjen maska, s’keni ftyre me fole mo per hajni se u zbulua skema juaj. Hala kurgjo s’ka pa ky popull kush jeni ju. Do te shohim edhe me shume!












