Arbana Xharra e pranon gabimin trashanik, fajëson mediat për huqjen e saj

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra i ka kthyer përgjigje anëtarit të Vetëvendosjes, Jusuf Ulaj, pasi që ky i fundit paralajmëroi padi ndaj Xharrës për gabimin e saj trashanik, duke thënë se Arbër Ulaj, i punësuar në Komunën e Prishtinës, është djali i tij. Edhe Ulaj tha se Xharra ka bërë një gabim trashanik kur ka […]
Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra i ka kthyer përgjigje anëtarit të Vetëvendosjes, Jusuf Ulaj, pasi që ky i fundit paralajmëroi padi ndaj Xharrës për gabimin e saj trashanik, duke thënë se Arbër Ulaj, i punësuar në Komunën e Prishtinës, është djali i tij.
Edhe Ulaj tha se Xharra ka bërë një gabim trashanik kur ka përmendur Arbër Ulajn si djalin e tij.
Në reagimin e saj të fundit, Xharra e pranon se se mund të jetë gabimi i saj me emrin e djalit të Ulajt, por për këtë gjë fajësoi mediat.
“Ndërsa, për punësimin e Arbër Ulajt si djalë të tij, që mund edhe të mos jetë, kanë shkruar mediat dhe demant zyrtar prej tij nuk gjeta askund”, ka shkruar Xharra.
Për të vërtetuar pretendimet e saj, Xharra ka përdorur disa linçe të gazetës “Bota Sot” lidhur me akuzat për Ulajn e Shpend Ahmetin, që tashmë janë të sqaruara. /Periskopi/












