Analistët: Opozita s’ka të drejtë ta pengojë seancën konstituive

Analistët: Opozita s’ka të drejtë ta pengojë seancën konstituive

Me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe akuzave për favorizim të kandidatit për kryeministër nga radhët e PAN-it, nga ana e Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit pas takimit konsultativ që kishte sot me përfaqësuesit e koalicionit PAN ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet me 3 gusht. Mirëpo, analistët njohës të çështjeve  […]

Me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe akuzave për favorizim të kandidatit për kryeministër nga radhët e PAN-it, nga ana e Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit pas takimit konsultativ që kishte sot me përfaqësuesit e koalicionit PAN ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet me 3 gusht.

Mirëpo, analistët njohës të çështjeve  juridike nuk mendojnë njësoj. Sipas tyre presidenti ka vepruar me maturi të plotë politike dhe shtetërore.

Riza Smaka, eksperti i së drejtës juridike-kushtetuese  ka thënë për ‘Indeksonline’ se partitë opozitare siç janë VV e LDK kanë dalë humbëse në zgjedhjet e 11 qershorit, andaj sipas tij këto nuk duhet që ta pengojnë procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

“Presidenti atë që e ka bërë ka vepruar me maturi politike edhe shtetërore. Ka prit deri sa të krijohen kushtet për mbajtjen e seancës konstituive të suksesshme, në mënyrë që mos të vihet deri te  procesi i përsëritjes  së zgjedhjeve të cilat janë të kushtueshme. Kjo është e suazave apo  rrethanave normale të konsumuara në vendin tonë”, ka thënë ai.

Smaka thotë se Kosova është vendi ku mund të ndodhin gjërat e këqija, por sipas tij nuk do të ishte mirë që partitë të cilat kanë dalë humbëse ta bënin një të tillë.

“Në rrethanat normale nuk do të duhej që partitë opozitare ta pengojnë  procesin e seancës, ato janë parti politike humbëse edhe do të ishte mirë të ishin korrekte me rregullat parlamentare  edhe me dispozitën në fuqi. Por gjithsesi mbetet të shihet deri në ditën kur të fillojë seanca por normal nw jemi vendi ku mund të ndodhë çdo gjë, por këto ngjarje e situata të këqija që nuk u pëlqejnë vendeve tjera nuk duhet të bëjnë këto parti pasi që ato kanë dalë humbëse” , është shprehur ai.

Ndërsa në anën tjetër edhe politologu i njohur, Belul Beqaj ka folur për ‘Indeksonline’ duke thënë se mundësia e PAN-it për ta formuar qeverinë nuk përjashtohet. Por sipas tij assesi nuk duhet të krijohet një qeveri e cila ka kushtëzime politike.

“Mundësia  e PAN-it, për ti krijuar institucionet nuk përjashtohet. Por, çdo Qeveri që krijohet me kushtëzime dhe pa vullnet politik respektabil, në anën tjetër, do të shkaktoj reagime të opozitës. Prandaj ,më e rëndësishme se krijimi i Qeverisë së gjymtë, është edhe kualiteti dhe mënyra e krijimit të saj”, është shprehur ai.

Beqaj më tej ka treguar se opozita nuk ka të drejtë që ta bllokojë procesin e seancës, por nëse seanca nuk zhvillohet sipas rregullave parlamentare atëherë e njëjta ka të drejtë të reagojë.

“Opozita nuk ka nevojë, as të drejtë të bllokojë procesin e seancës nëse respektohen procedurat dhe detyrimet ligjore,por nëse ato nuk respektohen,opozita e ka për detyrë dhe obligim që të reagoj nëse seanca zhvillohet jashtë procesit dhe rregullave respektove”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?