Alarmon politikani gjerman: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të paguaj çmim të lartë

Alarmon politikani gjerman: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të paguaj çmim të lartë

Zyrtari i lartë i Alternativës për Gjermaninë dhe filozofi, Marc Jongen, ka thënë se nëse Serbia do të pranonte kërkesat e BE-së për njohjen e Kosovës, si kusht për Serbinë që të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit në  BE, do të kishte një çmim të lartë. “Është e vështirë të japësh një këshillë tani, por në […]

Zyrtari i lartë i Alternativës për Gjermaninë dhe filozofi, Marc Jongen, ka thënë se nëse Serbia do të pranonte kërkesat e BE-së për njohjen e Kosovës, si kusht për Serbinë që të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit në  BE, do të kishte një çmim të lartë.

“Është e vështirë të japësh një këshillë tani, por në këtë rast mendoj se Serbia duhet të vendos me referendum nëse do ta paguaj atë çmim”, ka thënë ai për të përditshmen “Politika”, transmeton Periskopi.

Duke i komentuar objektivat e vëna nga Brukseli dhe vlerësimet se Beogradi nuk është duke respektuar kursin e politikave të jashtme të BE-së, duke mos vendosur sanksionet anti-ruse, politikani opozitar gjerman ka këshilluar Serbinë që të mos bie pre e presioneve.

“Nëse do të mund ta këshilloj Serbinë, do të t’i thoja që të mos dyndet para presioneve dhe mos të zbatojë sanksione kundër Rusisë. Shteti juaj ka nevojë që të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të qëndroj me këmbë në tokë, sepse kjo është e rëndësishme për ekonominë tuaj”, ka thënë Jongen.

Jongen ka thënë se është shumë e rëndësishme për BE-në që Serbinë ta shoh si një urë që e lidhë Evropën me Rusinë.

“Nuk është mirë që të rrënohen të gjitha urat mes Evropës dhe Rusisë”, ka thënë ai.

Partia e Jongen, në bazë të sondazheve, nuk do të mund të hyjë në Parlament në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Gjermani. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?