“Al-Kaeda” zgjedh kreun e ri me synimin për të terrorizuar shtetin indian (Foto)

Grupi terrorist Al-Kaeda ka zgjedhur 23 vjeçarin Zakir Musa si kreu i fraksionit të ri të Ansar Ghawzat-Ul-Hind. Musa është një inxhinier dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Burhan Wani i cili u vra nga personeli i sigurisë i Indisë vitin e kaluar. Zakir Musa është njëri prej atyre militantëve të shumtë që […]
Zakir Musa është njëri prej atyre militantëve të shumtë që i kanë shfyrtëzuar mediat sociale për të krijuar pakënaqësi mes të rinjve të Kashmirit kundër qeverisë indiane.
Njoftimi mbi emërimin e Musa’s u njoftua përmes mediumit propagandistik të Al-Kaedës “Global Front Islamic Media Front”.
Përpjekjet e Al-Kaedës janë që rininë e Kashmirit të orientojë më shumë nga nacionalizmi islamist, por njerëzit kohët e fundit kanë filluar më shumë të përqafojnë nacionalizmin pakistanez, njoftoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Në maj të këtij viti, Musa deklaroi se “Shoh shumë njerëz në Kashmir të cilët janë të angazhuar për një luftë nacionaliste, e cila është e ndaluar në Islam dhe lufta duhet të trajtohet për hir të islamit dhe jo të Kashmirit”.
Qeveria indiane po përballet me dhunë e cila është shkaktuar që nga viti i kaluar nga Burhan Wani.
Sipas shifrave zyrtare më shumë se 180 incidente janë shkaktuara në lidhje me territorin të cilat janë regjistruar këtë vit, dhe më shumë se 100 terroristë janë vrarë./Periskopi/














