Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, disa ambulanca në vendin e ngjarjes

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës. 5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të lënduarit drejt spitalit. Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Nuk […]
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.
5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të lënduarit drejt spitalit.
Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ashtu sikurse identiteti i të lënduarve.
Më herët, 3 automjete u përfshinë në një tjetër aksident po në autostradën Tiranë – Durrës, fatmirësisht pa pasoja për jetën.












