Akademiku serb: Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë

Akademiku serb: Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë

Tibor Varady, një akademik serb i cili e përfaqësonte Serbinë në proceset ndërkombëtare ka thënë se dialogu i brendshëm për të ardhmen e Kosovës është shumë i rëndësishëm. Ai e ka mirëpritur deklaratën e presidentit serb për një dialog të tillë, pasi pretendon se është zgjidhja më e mirë e mundshme. Në një intervistë për […]

Tibor Varady, një akademik serb i cili e përfaqësonte Serbinë në proceset ndërkombëtare ka thënë se dialogu i brendshëm për të ardhmen e Kosovës është shumë i rëndësishëm.

Ai e ka mirëpritur deklaratën e presidentit serb për një dialog të tillë, pasi pretendon se është zgjidhja më e mirë e mundshme.

Në një intervistë për Tanjug, Varady ka thënë se Kosova ‘de facto’ nuk është pjesë e Serbisë, dhe si e tillë shteti serb nuk mund të ruajë diçka që nuk i takon.

“Ne duhet ta dijmë se Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë, pavarësisht se çfarë duam ne. Nuk është as në aspektin legjislativ, as administrativ dhe as gjyqësor. Në këtë situatë nëse themi se po e ruajmë Kosovën, nuk është retorikë e përshtatshme”, ka thënë akademiku serb.

Sipas tij kjo dëshmohet edhe nga mos-ekstradimi i tij në Serbi, gjatë kohës sa ishte në Strasburg.

I pyetur për ngjashmëritë ndërmjet popujve të Kosovës dhe të Serbisë, ai tha se janë krejtësisht të ndryshëm.

“Realiteti është se në Kosovë janë rreth dy milionë njerëz, nga të cilët mbi 90% kanë një kulturë krejtësisht të ndryshme politike dhe sociale me serbët”, tha ai.

Ai beson se edhe në Evropë është i padiskutueshëm se negociatat duhet të vazhdojmë për mënyrën se si do të jetojnë dy popujt.

Varady nuk beson se është i mundur konsensusi, por përsërit se dialogu i brendshëm është shumë i rëndësishëm.

Akademiku serb gjithashtu tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili përdoret si argument për pavarësinë e Kosovës nuk është i drejtë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?