Akademiku serb: Nuk kemi fëmijë për luftë të re me Kosovën, do të ishte fundi ynë

Akademiku serb: Nuk kemi fëmijë për luftë të re me Kosovën, do të ishte fundi ynë

Pasi Serbia pësoi në gjashtë luftëra në shekullit 20-të, nuk është koha të ketë edhe një të shtatë sërish me Kosovën, pasi do të ishte fundi. Kështu mendon akademiku serb, Dushan Kovaçeviq. Sipas tij, qëllimi i çdo dialogu që propozojnë politikanët duhet të jetë parandalimi i një lufte të re. Një nga intelektualët më të […]

Pasi Serbia pësoi në gjashtë luftëra në shekullit 20-të, nuk është koha të ketë edhe një të shtatë sërish me Kosovën, pasi do të ishte fundi.

Kështu mendon akademiku serb, Dushan Kovaçeviq.

Sipas tij, qëllimi i çdo dialogu që propozojnë politikanët duhet të jetë parandalimi i një lufte të re.

Një nga intelektualët më të shquar serb nuk ka dilema lidhur me çështjen e mbështetjes ndaj propozimit të presidentit Aleksandar Vuçiq për një dialog të gjerë social për Kosovën.

Ai ka thënë se është pro këtij propozimi për të zgjidhur në mënyrë paqësore problemet në mes serbëve dhe shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

“Ky propozim është pranuar nga të gjitha anët. Mbaj mend se ideja është e vjetër por në shekullin e 20-të ndërroi drejtimin. Që nga ajo kohë kjo ide është dhënë për shkak të luftërave, mosmarrëveshjeve, dhe për shkak të presionit të fuqive të huaja. Por kjo duhet të jetë e fundit dhe mosmarrëveshjes shqiptaro-serbe të zgjidhen me mjetë paqësore”, ka thënë Kovaçeviq.

Kovaçeviq iu ka referuar përvojës së vet diplomatike nga periudha kur ai ka shërbyer si ambasador në Portugali dhe Mal të Zi, ai ka shtuar se ftesa e Vuçiqit për dialog është presion ndërkombëtar.

“Serbia është sot pa stabilitet ekonomik, pa kufij të përcaktuar, të cilat janë hapur në të gjithë vendin. Për mua është e pakuptueshme dhe proces zvarritës nga njerëzit që i kanë disa karrige në Beograd dhe bëjnë thirrje për mbrojtje të Serbisë. Ata nuk do të jenë të gatshëm të shkojnë për luftë por do të duhet të luftojnë fëmijët tanë. Zërat që kanë bërë thirrje për mbrojtjen e Serbisë asnjëherë nuk kanë luftuar dhe kurrë nuk do të luftojnë”, ka theksuar Kovaçeviq.

Ai beson se me propozimin për dialog social, Vuçiq do të jetë një fitues i madh edhe pse në Serbi tani për tani nuk shihet si i tillë.

Sipas tij, çdo bisedë e gjatë dhe përsëritëse nxit luftë dhe për këta arsye nëqoftëse historia me Kosovën zgjatet për 10 ose 20 vjet do të jetë kërcënim i vazhdueshëm se brenda natës do të nis një luftë.

“Ne kishim një luftë e cila ndau Jugosllavinë. Mbi 100 mijë të vrarë dhe milionë të zhvendosur.. E pra për çka ka nevojë këtu edhe një luftë? Ejani të negociojmë për një ndryshim të mençur dhe ti mbrojmë interesat tona”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?