Ahmeti tregon gjendjen e QMF’ve në Prishtinë dhe QKUK’së të udhëhequr nga ‘Daja Curr’ i Grabovcit ( Foto)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar në Facebook fotografi ku shihet dallimi mes një Qendre të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që udhëhiqet nga Curr Gjocaj, i njohur nga përgjimet ‘Pronto’ si ‘Daja’ i Adem Grabovcit. Ahmeti, përballë fotografive të publikuara shkruan: Gjeje […]
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar në Facebook fotografi ku shihet dallimi mes një Qendre të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që udhëhiqet nga Curr Gjocaj, i njohur nga përgjimet ‘Pronto’ si ‘Daja’ i Adem Grabovcit.
Ahmeti, përballë fotografive të publikuara shkruan:
Gjeje dallimin:
Të parën, QMFtë i udhëheq Levizja, Arben Vitia me stafin.
Të dytën, QKUK, Daja.
Ndryshe, në përgjimet më poshtë, dëgjohen Hashim Thaçi, kryeministër në atë kohë dhe Adem Grabovci duke biseduat për ‘lënien anash’ të dajës së Grabovcit, Curr Gjocaj.
Grabovci: Vallai po, ni dajë temin ma ke lanë anash.
Thaçi: Mazrekun a?
Grabovci: Gjocin, Currin…
Thaçi: Jo more po s’um ke thanë, s’um ke thanë…
Vetëm pak kohë më vonë, Curr Gjocaj kishte marrë pozitën e drejtorit të QKUK;së.















