Ahmeti flet para asamblistëve, jep detaje për xhaminë në Dardani

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në kuvendin komunal ku po mbahet diskutimi për ndërtimin e Xhamisë së re në Dardani, ka thënë se kjo xhami do të ndërtohet ndonëse është objekti më i madh fetar sipas tij në terë territorin e Kosovës. “Xhamia e madhe në Prishtinë do të ndërtohet, ajo është xhamia […]
“Xhamia e madhe në Prishtinë do të ndërtohet, ajo është xhamia më e madhe në tërë territorin e Kosovës dhe është përtej mandatit tim si kryetar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se sipas tij ky objekt që ka propozuar Bashkësia Islame është i ngjashëm me objektin mes Turqisë dhe Bullgarisë.
“Sipas meje ky objekt është i ngjashëm më atë mes Turqisë dhe Bullgarisë”, ka thënë Ahmeti.












