Ahmet Isufi: Po takohemi me të gjitha partitë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur dje se janë duke u takuar me partitë politike për të biseduar rreth thirrjes së seancës konstituive. Haradinaj është takuar sot edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi, i cili deklaroi se në atë takim është thënë […]
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur dje se janë duke u takuar me partitë politike për të biseduar rreth thirrjes së seancës konstituive.
Haradinaj është takuar sot edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi, i cili deklaroi se në atë takim është thënë se në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet seanca konstituive.
Periskopi ka kontaktuar me nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka folur për këtë çështje.
Ahmeti ka konfirmuar se janë duke biseduar mirëpo nuk ka dhënë detaje se kur mund të thirret seanca.
“Krejt çfarë mund të them është se jemi duke zhvilluar bisedime intensive me gjithë spektrin politik në lidhje me thirrjen e seancës konstituive”, ka thënë Ahmeti për Periskopin.












