Agim Bahtiri: Nuk i arrita të gjitha për një mandat, do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se PDK-në nuk e ka rrëzuar ai në qeverisje, por puna e tyre jo e mirë për vite të tëra. ‘Unë jam munduar maksimalisht që të bëjë më të mirën e mundshme, pa kursyer asgjë’, ka thënë ai në një intervistë ekskluzive për Periskopin. Ai thotë se […]
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se PDK-në nuk e ka rrëzuar ai në qeverisje, por puna e tyre jo e mirë për vite të tëra.
‘Unë jam munduar maksimalisht që të bëjë më të mirën e mundshme, pa kursyer asgjë’, ka thënë ai në një intervistë ekskluzive për Periskopin.
Ai thotë se tani Mitrovica i ngjan një komune apo qyteti evropian, duke numëruar shumë suksese gjatë mandatit të parë të tij, e duke veçuar çështjen e korrupsionit për çka thotë se është zhdukur në tërsi, si dhe për situatën politike atje.
Ndërsa lidhur me atë se a do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës, ai ka thënë që do e bëjë një gjë të tillë.
‘Unë e kam një familje të tërë në Holandë, këtu jam vetëm, kam menduar se do të realizoj shumë projekte gjatë këtij mandanti. Por fatkeqësisht nuk kam munduar t’i realizojë të gjitha’, ka thënë ai për Periskopin.
Sipas tij, pjesa e ekonomisë ka mbetur e papërfunduar në veçanti./Periskopi/












