Abazi beson se nuk do të ketë parlament para shtatorit

Abazi beson se nuk do të ketë parlament para shtatorit

  Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se PAN ka gjasë që të formojë qeverinë pasi që mandati i deputeti nuk është i lidhur me partinë. Sipas Abazit, Haradinaj gjendet në një situatë të vështirë siç thotë ai mes “Kullës e Çekanit”. “Nuk është e pamundur që PAN […]

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se PAN ka gjasë që të formojë qeverinë pasi që mandati i deputeti nuk është i lidhur me partinë.

Sipas Abazit, Haradinaj gjendet në një situatë të vështirë siç thotë ai mes “Kullës e Çekanit”.

“Nuk është e pamundur që PAN të sigurojë numrat për të formuar qeverinë. Në sistemet demokratike reprezentative kjo gjë është krejt e mundur meqë megjithatë mandati i deputetit është mandat i lidhur për individin dhe jo partinë. Tani kjo do të siguronte numrin e nevojshëm për të krijuar qeverinë dhe unë e mendoj që personalisht Z. Haradinaj është venë në një situate shumë të vështirë apo siç them ndërmjet “Kullës dhe Çekanit” është shumë vështire të shihet një skenar ideal nga këto rezultate”, ka thënë ai.

Ai më tej ka thënë se tani më është koha që edhe partitë politike të reflektojnë për shkak se kanë krijuar një hendek të madh, dhe se këto parti kanë përgjegjësi para votuesit të tyre madje edhe të atyre që nuk kanë votuar.

“Megjithatë është koha për të reflektuar për të gjitha partitë sepse kështu siç janë po ju del afati dhe kanë krijuar një hendek të madh. Llogaritni numrin e atyre që kanë dalur në zgjedhje kundrejt atyre që nuk kanë dalur përderisa institucionet duhet të jenë në shërbime të të gjithëve përfshirë edhe ata që nuk kanë votuar fare”, ka thënë Abazi.

Abazi ka numëruar disa aryse përse ai beson që nuk do të ketë parlament para shatorit.

“Nuk e besoj që do të ketë parlament para shtatorit dhe janë tre arsyeje besoj: Marrëveshjet nuk mund të finalizohen shumë shpejtë me ata deputet apo parti që duhet të jenë në qeveri, Gjykata Speciale do të krijoj një tërmet në Kosovë në rast të veprimit dhe kjo ka anën negative të mundësisë së zhagitjes së proceseve dhe pasojat që mund të vijnë nga reagimi dhe propaganda e shteti serb dhe në anën tjetër gjykata do të “lirojë” kushtimisht disa pozita të rëndësishme me të cilat ka mundësi që është duke u bërë pazar qysh tani dhe e treta, shumica e parlamentareve dhe njerëzve tjerë me ndikim në qarqet politike e kanë pushimin veror si justifikim”, tha ai.

Në anën tjetër Koalicioni PAN është i bindur se formimi i Kuvendit do të ndodhë para datës 8 gusht. Madje ata insistojnë se kjo do të ndodhë në pjesën e parë të afatit ligjor për formimin e legjislativit.

Ndërsa koalicioni LAA dhe LVV kanë përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me PDK-në. Madje pritet një koalicion i mundshëm i LAA-së me LVV-në për formimin e qeverisë pasi këta të fundit janë të bindur që koalicioni PAN nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?