I mbijetuari 17 vjeçar i aksidentit tragjik me lëndime të rënda

I mbijetuari i aksidentit tragjik i cili ndodhi tek rrethrrotullimi në Lakrishte, Prishtine, është i moshës 17 vjeçare. Ai aktualisht është duke marrë tretmanin e nevojshëm në QKUK, ku edhe kanë bërë të ditur që gjendja e tij është stabile, megjithatë 17 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda këtu duke përfshirë brinjë të thyer dhe […]
I mbijetuari i aksidentit tragjik i cili ndodhi tek rrethrrotullimi në Lakrishte, Prishtine, është i moshës 17 vjeçare.
Ai aktualisht është duke marrë tretmanin e nevojshëm në QKUK, ku edhe kanë bërë të ditur që gjendja e tij është stabile, megjithatë 17 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda këtu duke përfshirë brinjë të thyer dhe gjakderdhje në mushkëri.
Ndërsa katër personat e vdekur, janë dy meshkuj të moshës 53 vjeçare, një femër 50 vjeçare dhe një tjetër 47 vjeçare, ka konfirmuar për Klan Kosovës, Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Kjo familje ishte duke udhëtuar nga Mitrovica në drejtim të Ferizajt, ndërsa makina është me targa të Gjermanisë.
Njësia e Hetimeve Regjionale janë duke kryer hetimet e nevojshme dhe gjatë ditës do të bëhen të ditur edhe shkaktarët e aksidentit.












