Mungesa e përkthyesit nga suedishtja shtyn sërish sjykimin për vrasje (Video)

Mungesa e përkthyesit nga suedishtja shtyn sërish sjykimin për vrasje (Video)

Mungesa e përkthyesit nga gjuha suedeze ka bërë që seanca fillestare në gjykimin për vrasje dhe plagosje sërish të shtyhet. Edhe pse gjykata gjatë seancës së sotme kishte angazhuar përkthyes të gjuhës angleze, i akuzuari Hamza Abazaj tha se nuk e kupton këtë gjuhë. 5 ditë me parë, seanca fillestare ishte ndërprerë sepse i akuzuari […]

Mungesa e përkthyesit nga gjuha suedeze ka bërë që seanca fillestare në gjykimin për vrasje dhe plagosje sërish të shtyhet.

Edhe pse gjykata gjatë seancës së sotme kishte angazhuar përkthyes të gjuhës angleze, i akuzuari Hamza Abazaj tha se nuk e kupton këtë gjuhë.

5 ditë me parë, seanca fillestare ishte ndërprerë sepse i akuzuari Abazaj u ankua se nuk e kuptonte gjuhën shqipe meqë është rritur në Suedi, prandaj kërkoi përkthyes të gjuhës suedeze ose asaj angleze.

Të enjten ai tha se nuk e kuptonte as anglishten.

Hamza Abazaj akuzohet për një vrasje të kryer në Pejë në shkurt të këtij viti.

Aktakuza ndaj tij dhe Jusuf Abazajt është ngritur këtë muaj.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri H.A. akuzohet për vepër penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje përderisa i pandehuri tjetër I.A. akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe pjesëmarrja në rrahje.

Gjyqtari Sali Berisha tha se kanë kërkuar përkthyes nga Ambasada Suedeze në Kosovë, mirëpo tha së kanë marrë përgjigje se nuk mund të sigurohet një përkthyes prej tyre.

Ndërkohë një përkthyes i licencuar nga gjuha suedeze i kontraktuar nga gjykata nuk erdhi për shkak se gjendjej jashtë vendit.

Muharrem Hoti, avokat i të akuzuarit tha se klienti i tij e njeh gjuhën angleze por nuk mund t’i kuptojë termet juridike.

“Unë personalisht nuk e njoh anglishten fare, por nuk e di edhe ky sa ka aftësi për ta njoftë atë gjuhë në aspektin që e përdorë gjykata”, tha Hoti.

Prokurorja Sahide Gashi kundërshtoi shtyrjen e gjykimit pasi i akuzuari seancën e kaluar kishte deklaruar se e njeh gjuhën angleze.

“Dihet botërisht që në Suedi dhe gjitha këto shtete krahas gjuhës suedeze mësohet edhe anglishtja. Kështu që unë po shfaqi shqetësim që është vetë përpjekje për prolongim dhe shtyrje të kësaj seance”, tha ajo.

Duke e shtyrë seancën, gjyqtari Berisha vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më 26 shtator. Ai tha se gjykata do kujdeset të angazhohet një përkthyes i gjuhës suedeze.

Avokati i të akuzuarit tjetër, Jusuf Abazaj, Gëzim Kollçaku, tha se klienti i tij kundërligjshëm po mbahet në paraburgim.  Sipas tij, prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj klientit të tij pa bërë asnjë hetim dhe duke mos respektuar dispozitat ligjore.

“Keni kujdes që njeri qe një muaj e diçka është duke u mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në paraburgim, për shkak se këtij iu ka caktuar paraburgimi për vrasje në tentativë ndërsa prokurorja ka hekë dorë. Nëse duhet për vepër tjerë penale është dashtë të bëhen hetime”, tha Kollçaku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?