Policia e Kosovës: Të gatshëm që t’i arrestojmë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Policia e Kosovës: Të gatshëm që t’i arrestojmë të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, ka bërët të ditur se arrestimet e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk do të bëhen nga EULEX-i, por nga Policia e Kosovës. Në këtë institucion sigurie kanë treguar se janë të gatshëm ta bëjnë ketë. Policia e Kosovës është e gatshme të nis arrestimet për […]

Në këtë institucion sigurie kanë treguar se janë të gatshëm ta bëjnë ketë.

Policia e Kosovës është e gatshme të nis arrestimet për njerëzit që do të akuzohen nga Gjykata Speciale, kurdoherë që u kërkohet ta bëjnë ketë.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka treguar se janë gatshëm qe t’i kryejnë arrestimet që do t’i kërkohen nga Gjykata Speciale.

“Policia e Kosovës është institucion kryesor i zbatimit të ligjit. Detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara qartë me ligj dhe Kushtetutë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ai po ashtu ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, andaj nuk mbete alternativë tjetër pos siguria dhe zbatimi i ligjit.

“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat tjerë si ata vendorë dhe ndërkombëtarë, prandaj çdo veprim apo angazhim ligjor që ndërlidhet me sigurinë dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend nuk ka alternativë”, ka thënë ai për Express.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, në një intervistë të publikuar të enjten, ka thënë se Policia e Kosovës do të merret me arrestimin dhe sjelljen në Gjykatë Speciale të të kërkuarve nga këto dhoma të Specializuara.

Ajo ka theksuar se një gjë e tillë është rregulluar me ligj, porse nëse është e nevojshme, Gjykata Speciale mund të kërkojë edhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ashtu siç parashihet në Ligj, ne mund të mbështetemi në Policinë e Kosovës, si edhe në cilëndo gjykatë të Kosovës. Gjithashtu, Prokurori i Specializuar mund të vërë në zbatim urdhrat e tij nëpërmjet një force policore brenda Zyrës së tij. Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar”, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?