Osmani u takua me ambasadoren e parë të Japonisë në Maqedoni, Haneda

Osmani u takua me ambasadoren e parë të Japonisë në Maqedoni, Haneda

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani të hënën realizoi takim me ambasadoren e parë të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Kaiko Haneda. Në takim, siç thuhet në kumtesë, Osmani iu referua përkushtimit të Qeverisë për realizimin e planit 3- 6-9, që nënkupton përmbushje të Reformave Urgjente Prioritare, në interes të procesit […]

Në takim, siç thuhet në kumtesë, Osmani iu referua përkushtimit të Qeverisë për realizimin e planit 3- 6-9, që nënkupton përmbushje të Reformave Urgjente Prioritare, në interes të procesit euro-integrues të vendit.

Zëvendëskryeministri, Osmani shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm bilateral njëzetvjeçar mes dy vendeve, i cili, siç tha ai ka treguar rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, prej të cilave para së gjithash përfitojnë qytetarët. Në këtë kontekst ai e theksoi ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë si dhe shembull përmendi donacionin e pajisjeve mjekësore dhe automjeteve për kujdesin primar shëndetësorë në më shumë komuna, por ai gjithashtu tha se Japonia është treguar si një mike e vërtetë e Maqedonisë, para një viti dha një ndihmë prej 100.000 euro për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet, si dhe mori pjesë në sigurimin e mbështetjes për t’u përballur krizës së emigrantëve.

Në periudhën e ardhshme bashkëpunimi mes dy shteteve do të përforcohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë, e cila aktualisht është nën fazën përfundimtare të konsultimit, përskaj vazhdimit të projekteve tashmë të filluara për ndihmë teknike dhe trajnime në sektorë kyç, potencoi ai.

“Me të vërtetë besoj se përmes ambasadës tuaj dhe pranisë Tuaj në Maqedoni bashkëpunimi ynë do të zgjerohet në periudhën e ardhshme dhe se në vitet e ardhshme do të kemi bashkëpunim më të suksesshëm zhvillimor”, shtoi më tej zëvendëskryeministri Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?