110 mijë euro vlera e drogës në makinë, kapen dy shqiptarët në Greqi

.
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me rreth 40 kilogram kanabis në kufirin greko-shqiptar.
Operacioni u krye në Janinë nga njësia anti-droge e Patres, ku në një mjet i cili kishte destinacion qytetin e Ileas u gjeten dhe sekuestruan 11 pako me 43 kg 641 gram marijuanë me peshë totale rreth 44 kilogram.
Mësohet se droga e sekuestruar kap vlerën prej 110 mijë eurove në tregun grek. Gjithashtu është shpallur në kërkim pritësi i lendes narkotike, një shtetas grek.
Identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i ditur.












