Zjarri arrin deri tek shtëpitë luksoze të yjeve të Hollywood (Foto)

Në Kaliforni po mbretëron apokalips i vërtet. Atje po zgjasin me javë të tëra zjarret të cilat po i gëlltisin shtëpitë dhe pyjet. Janë evakuuar qindra mijëra njerëz, ndërsa zjarrfikësit nuk mund të thonë se kur do ta mundin këtë përbindësh të tmerrshëm, sepse vazhdimisht po krijohen zjarre të reja Zgjerimin e zjarrit po “ndihmojnë” […]
Në Kaliforni po mbretëron apokalips i vërtet. Atje po zgjasin me javë të tëra zjarret të cilat po i gëlltisin shtëpitë dhe pyjet. Janë evakuuar qindra mijëra njerëz, ndërsa zjarrfikësit nuk mund të thonë se kur do ta mundin këtë përbindësh të tmerrshëm, sepse vazhdimisht po krijohen zjarre të reja
Zgjerimin e zjarrit po “ndihmojnë” erërat e forta të nxehta dhe thatësia të cilat po e vështirësojnë shuarjen. Zjarri të cilin momentalisht nuk po mund ta ndalin e ka marrë emrin “Thomas”. Me të po luftojnë tetë mijë zjarrfikës, një mijë automjete të zjarrfikësve si dhe qindra aeroplanë, traktorë ajror dhe helikopterë, dhe në ndihmë kanë arritur edhe gjigantët ajrorë, aeroplanët e udhëtarëve DC10 të adaptuar për shuarjen e zjarrit.
Në shuarje janë angazhuar edhe të burgosurit nga burgjet lokale, të cilëve, pjesëmarrja në shuarjen e zjarrit, mund t’iu merret parasysh gjatë kërkesave për zvogëlimin e dënimeve, transmeton gazetametro.net.
Zjarri gjatë fundjavës ka arritur deri te shtëpitë e shumë yjeve të Holivudit. Janë rrezikuar mijëra shtëpi në rajonin Ventura në Santa Barbara si dhe në vendin Montecit ku janë vendosur vilat elite të shumë yjeve amerikane siç është Oprah Winfrey, Patrick Steward, fituesi i Oskarit Jeff Bridges si dhe aktorja Drew Blythe Barrymore.
Krahas “Thomas’it”, u shfaqë edhe një zjarr i madh, “Rye” në afërsi të Santa Clarita i cili, sipas parashikimeve të zjarrfikësve, po i kërcënon më tepër se 5.000 shtëpi. Por, kjo nuk është e tëra, u shfaq edhe një zjarr tjetër me emrin “Creek” shumë afër vendbanimit elitar Bel Air, si dhe një zjarr afër San Diego’s.

















