VV: Regjimi në Kosovë krimet i kryen prapa krahëve të Kadri Veselit

VV: Regjimi në Kosovë krimet i kryen prapa krahëve të Kadri Veselit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që gjatë seancës kundër katër deputëtëve të VV-së, të mos marrin pjesë mediat. VV, në reagimin e saj, thotë se “regjimi në Kosovë krimet i kryen prapa krahëve të publikut në favor të Kadri Veselit”, shkruan Periskopi. VV ka reaguar edhe ndaj vendimit të […]

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që gjatë seancës kundër katër deputëtëve të VV-së, të mos marrin pjesë mediat.

VV, në reagimin e saj, thotë se “regjimi në Kosovë krimet i kryen prapa krahëve të publikut në favor të Kadri Veselit”, shkruan Periskopi.

VV ka reaguar edhe ndaj vendimit të Trupit Gjykues që të tërheq Kadri Veselin si dëshmitar në këtë rast.

Reagimi i plotë:

Regjimi në Kosovë krimet i kryen prapa krahëve të publikut në favor të Veselit

Sot është duke u mbajtur në fshehtësi seanca e radhës e gjyqit politik që regjimi autoritar në Kosovë po zhvillon kundër katër deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli.

Sot do të duhej që të dëshmonte Kadri Veseli, por prokurori e ka tërhequr dëshminë e tij. Madje, kur deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kërkuan sqarime për këtë vendim për Veselin, gjyqtari i përjashtoi ata dy nga seanca. Ky gjyqtar i përjashtoi nga publiku edhe deputetët Adem Mikullovci, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Xhelal Sveçla.

Rikujtojmë se të katër deputetët janë vendosur në bankën e të akuzuarëve vetëm nga që patën guximin t’i dilnin në mbrotje sovranitetit të Republikës dhe integritetit territorial të vendit, duke kundërshtuar “Zajednicën” dhe marrëveshjen për “Demarkacionin”. Gjykata Kushtetuese dhe komisioni i ri shtetëror për “Demarkacionin” kanë dëshmuar institucionalisht se këto dy marrëveshje cenojnë sovranitetin dhe territorin e vendit. Ky fakt do të mjaftonte që sot, në bankën e të akuzuarëve, të ishin ata që i kanë nënshkruar dy marrëveshjet dhe jo deputetët që i kundërshtuan ato. Por në vend që të dënohen shkelësit, përmes kapjes së sistemit gjyqësor, regjimi po tenton të dënojë pikërisht ata që e mbrojtën popullin dhe vendin ndaj akteve kriminale të vetë regjimit, dhe ketë krim të radhës regjimi po tenton ta kryejë mbrapa krahëve të publikut.

Në seancën e parë gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes, u lejua transmetimi direkt televiziv dhe aty mbarë opinioni publik kuptoi nivelin e ulët profesional dhe motivet e pastra politike që po e shtynë gjyqtarin Kalludra të çojë përpara këtë proces kryekëput politik. Kujtojmë se ky është i njëjti gjyqtar që dënoi pa asnjë provë apo dëshmi, me një akuzë krejtësisht të montuar, edhe 4 aktivistët e Lëvizjes Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti. Sakaq, në seancën e sotme gjyqësore, Kalludra e ndali për herë të dytë mundësinë e mediave për ta pasqyruar këtë proces për publikun e gjerë. Meqenëse regjimi i ka humbur të gjithë argumentet, përpiqet sot ta mbrojë veten përmes censurës – mjetit të preferuar të çdo regjimi autoritar.

Ky proces politik gjyqësor, tashmë i censuruar, është në të njëjtën linjë me mënyrën se si u nënshkruan marrëveshjet për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin” në gusht të vitit 2015. Edhe në atë kohë, regjimi nuk i paraqiti paraprakisht këto dy marrëveshje në Kuvend, siç ishte i detyruar ligjërisht të vepronte, dhe nuk tregoi kurrëfarë transparence ndaj publikut deri sa këto dy marrëveshje shtet-rrënuese u nënshkruan. Sot, sërish në fshehtësi, regjimi po tenton ta mbulojë krimin e këtyre dy marrëveshjeve me një tjetër krim: procesin politik gjyqësor ndaj deputetëve të Lëvizjes. Sërish sot, përmes censurës, regjimi po vepron në fshehtësi, larg syve të publikut.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon censurën e gjyqtarit Kalludra dhe të regjimit autoritar në Kosovë, dhe kërkon me ngulm transparencë dhe drejtësi për të gjithë përfaqësuesit e popullit që ndodhen sot padrejtësisht në bankën e të akuzuarve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?