Vuçiq e siguron Putinin se shteti i tij do t’i injorojë kërkesat e BE’së dhe SHBA’së

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Beogradit në sigurimin e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë. Një nga temat kryesore të diskutuara nga dy presidentët është forcimi i bashkëpunimit në sferën e tregtisë ekonomike, energjetikës, […]
Një nga temat kryesore të diskutuara nga dy presidentët është forcimi i bashkëpunimit në sferën e tregtisë ekonomike, energjetikës, transportit dhe situatës në Ballkan, raporton “Kurir”, transmeton Periskopi.
Nga pala serbe, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe ministrat Ivica Daçiq, Aleksandër Antiq, Aleksandër Vulin dhe këshilltari i presidentit serb Dragutin Matanoviq kanë qenë të pranishëm në këtë takim. Në anën ruse, përveç presidentit rus Vladimir Putin, në takim morën pjesë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ndihmësari Dmitry Rogozin, ndihmësi i presidentit rus Yuri Ushakov dhe Aleksandër Babakov, përfaqësuesi special i presidentit rus për bashkëpunim me shtetasit e huaj dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Politikës së Jashtme të Këshillit të Federatës.
Vuçiq në këtë takim ka shtuar se populli serbë nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.
Serbia po përdor gjithnjë e më shumë gaz, tha Vuçiq, duke folur për bashkëpunimin ekonomik. “Këtë vit, qarkullimi i mallrave ishte më i lartë, por unë dhe Presidenti Putin mendojmë se ekziston mundësia e rritjes së mëtejshme. Ka ende shumë mundësi për të rritur volumin e tregtisë”, theksoi presidenti serb.
“Ne gjithashtu diskutuam për bashkëpunimin ushtarako-teknik, ku Serbia është e interesuar për helikopterë dhe ne shpresojmë se do të ketë një marrëveshje për këtë”, shtoi ai./Periskopi/












