Vjen reagimi i parë nga Gjykata Speciale, pas peticionit të veteranëve (Video)

Vjen reagimi i parë nga Gjykata Speciale, pas peticionit të veteranëve (Video)

Gjykata Speciale, duke e komentuar inicimin e peticionit për ndryshimin e ligjit për këtë gjykatë, tha për RTV Dukagjinin se kjo gjykatë është e fokusuar në përmbushjen e mandatit që ka në bazë të ligjit aktual. “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të fokusuara në përmbushjen e mandatit në përputhje me Ligjin e miratuar. Dhomat […]

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të fokusuara në përmbushjen e mandatit në përputhje me Ligjin e miratuar. Dhomat e Specializuara nuk mund të dinë kush janë dhe çfarë nënshtetësie kanë individët kundër të cilëve Zyra e Prokurorit të Specializuar do të ngrejë akuza. Kjo është kompetencë vetëm e Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Gjykatës Speciale.

Sipas kësaj zyre, në Ligjin aktual për Gjykatën Speciale nuk thuhet se do të gjykohen vetëm shqiptarët.

“Përgjithësisht, Ligji nuk përmend përkatësi etnike konkrete, mirëpo në Ligj shkruhet se Dhomat e Specializuara kanë juridiksion “mbi personat e nënshtetësisë kosovare/IRJ, apo mbi personat që kanë kryer krime në kuadër të juridiksionit të tyre lëndor kundër personave me nënshtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime”.

Kurse, sa i përket regjistrimit të avokatëve, Zyra për informim e Dhomave të Specializuara tha se tashmë janë dorëzuar një numër kërkesash për akreditim.

Ndërkohë, sa i përket ngritjes së aktakuzave, kjo zyrë tha se Dhomat e Specializuara janë funksionale në aspektin gjyqësor.

“Dhomat e Specializuara janë funksionale në aspektin gjyqësor që prej 5 korrikut. Tash i takon plotësisht Zyrës së Prokurorit të Specializuar të paraqesë akuza”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së ka iniciuar nënshkrimin e një peticioni përmes së cilit do të kërkohet që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale, në mënyrë që të gjykohen edhe krimet e kryera nga serbët./RTV D

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?