“Me urdhër të Veselit mediet nuk lejohen në seancën ndaj deputetëve të VV-së”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me mos lejimin e medieve në seancën e sotëm ndaj katër deputetëve për lotsjellësin në Kuvend. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se mediat nuk janë duke u lejuar në seancë me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me mos lejimin e medieve në seancën e sotëm ndaj katër deputetëve për lotsjellësin në Kuvend.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se mediat nuk janë duke u lejuar në seancë me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
“Me urdhër të Kadri Veselit, ne seancën gjyqësore qe pritet te filloj pas pak, janë përjashtuar mediet! Kjo është skandaloze”, ka shkruar Haxhiu.
Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi, Albulena HAXHIU DHE Faton Topalli, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.












