Treni del nga shinat në Uashington, shkaktohen viktima (Video)

Disa të vdekur dhe shumë të plagosur raportohen pasi një tren i shpejtësisë së lartë “Amtrak” ka dalë nga shinat në mesin e udhëtimit të tij mes Seattle dhe Portland. Treni 501 po shkonte drejt jugut, kur papritmas doli nga shinat në një udhëkryq mbi urë, në DuPont të Uashingtonit rreth orës 7 e 40 […]

Disa të vdekur dhe shumë të plagosur raportohen pasi një tren i shpejtësisë së lartë “Amtrak” ka dalë nga shinat në mesin e udhëtimit të tij mes Seattle dhe Portland.

Treni 501 po shkonte drejt jugut, kur papritmas doli nga shinat në një udhëkryq mbi urë, në DuPont të Uashingtonit rreth orës 7 e 40 të mëngjesit, me atë lokale, duke rënë mbi një makine tjetër.

Kompania “Amtrak” konfirmoi se njëri prej trenave të tij është përfshirë në incident, por nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo ishte dita e parë e shërbimit të ri të shpejtësisë së lartë “Cascade”.

“Jemi në dijeni të incidentit me trenin 501 të kompanisë sonë”, shkroi në “Twitter” operatori i kësaj linjeje. “Do t’iu njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të sigurojmë detaje”.

Pikërisht përpara urës ka një kthesë të fortë të trasesë, e besohet se aty treni po ecte me një shpejtësi rreth 128 km në orë.

Në bordin e trenit ishin 70 pasagjerë, ndërsa kapaciteti i tij është 250 të tillë. Zyrtarë të forcave ligjzbatuese thanë se ka edhe viktima, por nuk japin për momentin shifra.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?