TC “Kosova e Re” siguron pavarësi energjetike dhe përmirësim të cilësisë së ajrit

TC “Kosova e Re” siguron pavarësi energjetike dhe përmirësim të cilësisë së ajrit

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” u tha se do të sigurojë pavarësi energjetike për vendin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se nënshkrimi i marrëveshjes komerciale për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” përveç […]

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” u tha se do të sigurojë pavarësi energjetike për vendin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se nënshkrimi i marrëveshjes komerciale për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” përveç se do të do të siguroj pavarësi energjetike të vendit, do të garantojë edhe përmirësim të cilësisë së ajrit në Kosovë.

“Ky projekt po ashtu i ka disa kritere shume specifike siç është për shembull do të përdoret teknologjia super kritike, e cila është teknologji që garanton që edhe për shumë vite do të jetë shumë e përshtatshme për ambientin tonë, e sidomos në faktin kur ne do ta mbyllim Kosovën A me fillimin e këtij projekti. Ky projekt parasheh që përveç se do të na siguroj pavarësi energjetike gjithashtu do të na garantoj në përmirësimin e ajrit, sidomos në rajonin tonë të Prishtinës. Po ashtu, përveç sigurisë energjetike është me rëndësi të kuptojmë edhe ndikimin ekonomik, është projekt që ka investim 1.3 miliard euro dhe do të ndodh për një periudhë prej katër vite. Pra, që nga viti 2019 unë besoj që vetëm me këtë projekt ato parashikime se bruto produktet vendore apo GDP-së do ti tejkalojnë shumën prej 5 apo 6 përqind, sepse ka normalisht një influencë jashtëzakonisht të madhe edhe në hyrjen e investimeve të huaja d irekte në Kosovë”, tha ai.

Gjatë kohës së ndërtimit ninistri Lluka tha se do të punësohen rreth 10 mijë veta dhe gjatë kohës së operimit do të punësohen rreth 500 veta në mënyrë permanente.

Ai bëri të ditur se së shpejti kontratën do ta bëjnë publike dhe do të jetë në dispozicion të të gjithëve.

Ndërkaq, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Counter Global”, Joseph Brandt, tha se ndërtimi i termocentralit do të bëhet me një teknologji super kritike.

“Ne mendojmë se teknologjia që përdoret këtu është super kritike, është e besueshme dhe një teknologji e dëshmuar për linjit në termocentrale nëpër botë. Ka pasur shembuj të ndërtimit të këtyre termocentraleve dhe kanë qenë të vështira që të ekzekutohen në praktikë, kështu që ne mendojmë që kjo super kritikë në përputhje me legjislacionin e sapo hartuar e BE-së kjo do të mbështetet  me teknologjinë më të fundit. Mendoj se thjesht kush do që dëshiron ta shikoj këtë projekt pajtohet më këtë, si dhe kjo është një rast unik ku keni një zvogëlim përmbajtjesorë të mëtimit, për shkak të termocentralit super kritik, në krahasim me termocentralin. Në coftë se i shihni këto gjitha bashkë do ta kuptoni që kjo është teknologjia e duhur për këtë projekt, megjithatë ju kërkoj juve që të hulumtoni nuancat e teknologjive të ndryshme”, tha Brandt.

Sa i përket asaj se a do të ketë vështirësi në mobilizimin e kapitalit financuar për financimin e ndërtimit, Brandt tha se nuk sheh vështirësi në financim të projektit, madje ai tha se është një projekt i madh dhe që do të jetë tërheqës për industrinë e ndërtimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie dhe përfaqësues i kompanisë Countur Global Joseph Brandt.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?