Super prodhimi dhe eksporti në BE i mandarinave “Made in Albania”

Super prodhimi dhe eksporti në BE i mandarinave “Made in Albania”

Prodhimi dhe eksporti i mandarinave sivjet, në Bashkinë e Konispoliti, ka shënuar shifra historike. Vetëm në Konispol, 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, në jug të vendit rekordi historik i prodhimit të mandarinës arriti në plot 20 mijë ton ose 30% më shumë se një vit më parë. Ndërsa bashkë me zonën e Xarrës e […]

Prodhimi dhe eksporti i mandarinave sivjet, në Bashkinë e Konispoliti, ka shënuar shifra historike.

Vetëm në Konispol, 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, në jug të vendit rekordi historik i prodhimit të mandarinës arriti në plot 20 mijë ton ose 30% më shumë se një vit më parë. Ndërsa bashkë me zonën e Xarrës e Mursisë prodhimi i përgjithshëm i agrumemes së “artë“ shkon deri në 40 mijë ton.

Kryetari i Bashkisë Sarandë Shuaip Beqiri thotë për ATSH se janë rreth 1 mijë fermerë që kanë mbjellë mbi 750 hektarë tokë me mandarina në Konispol, ndërsa synojmë të fusim në prodhim edhe 1.000 hektarë të tjerë për të shkuar 50.000 tonë prodhim në vit.

Sipas tij, super prodhimi i mandarinave jo vetëm që plotëson nevojat e tregut vendas me këtë produkt, por eksporti drejt tregjeve të BE-së po njeh zgjerim të hartës gjeografike.

“Ne eksportojmë në tregu rajonal, Kosovë, Maqedoni ndërsa kemi nisur këtë vit eksportet e mandarinave në Poloni, Çeki, Gjermani, Ukrainë dhe çmimi është mbajtur në një standard të mire”, thotë Beqiri.

Kjo zonë e “artë” për prodhimin e mandarinave ka potenciale zhvillimi edhe të mëtejshëm .

Për të evidentuar prodhimtarinë e zonës, në këtë fushë janë specialistë të mirëorganizuar për këtë problem. Ndërsa rritja e bashkëpunimit (kooperimit) mes kultivuesve po çon në rritjen e prodhimit cilësor të mandarinave.

Termi kooperativë ka emër të keq nga e kaluara, ama vetëm si bashkësi mund të përfitojnë më tepër nga skemat e mbështetjes financiare të qeverisë, grantet e BE-së dhe projektet e ndryshme.

Mandarinat, ofertë për punësim

Super prodhimi mandarinave jo vetëm që ka angazhuar në punësim mbi 1 mijë fermerë të zonës por ka çelur vende të reja pune në pozicion të përhershëm dhe më shumë akoma vende të reja punë sezonal, në pikun e prodhimit siç është aktualisht stina e dhjetorit.

Në zonën e Konispolit ka 3 pika grumbullimi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e mandarinës së Konispolit tashmë ka gjetur një shpërndarje mjaft të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Synimi i fermerëve dhe drejtuesve vendorë tashmë ngelet shtrirja e prodhimit deri në 6 muaj, shtator-mars, duke kultivuar kultura që i përshtaten zonës së famshme për mandarina.

Ndërsa teknologjitë e linjat e reja të ambalazhimit që po implementojnë fermerët në këtë biznes, synojnë të shtojnë standardet dhe eksportet e mandarinave “made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Qeveria dhe USAID mbështetje industrisë së agrumeve

Qeveria po rrit mbështetjen dhe vëmendjen ndaj bizneseve që eksplorojnë zhvillimin e potencialeve dhe resurseve që ka vendi, me kontribut në zhvillimin e vendit dhe që gjenerojnë të ardhuara për ekonominë shqiptare. Përmes skemave mbështetëse financiare dhe lehtësirave fiskale qeveria po asiston zhvillimin e

Në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare që nga viti 2007, programe të ndryshme të qeverisë amerikane kanë ndihmuar nën sektorin e agrumeve për të rritur vendet e punës, zvogëlimin e mbështetjes ndaj importeve dhe rritjen e eksporteve.

Sot, me mbështetjen e USAID-it, ferma KOTE në Konispol ka fituar certifikatën GlobalGAP pas inspektimeve nga CERES German Certification Company, e cila i ka mundësuar kompanisë që tani të depërtojë në tregjet e reja të BE-së.

Image
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?