S’ka shifër se sa mësimdhënës punuan gjatë viteve të ’90-ta në Kosovë (Video)

S’ka shifër se sa mësimdhënës punuan gjatë viteve të ’90-ta në Kosovë (Video)

Ahmet Pllana, i cili për 35 vjet punon si mësimdhënës, mezi pret që të miratohet Projektligji për Statutin e Mësimdhënësve për vitet e 90-a. Ky Projektligj, që ende nuk ka shkuar në Komisionin për arsim, parasheh që t’i shpërblejë mësimdhënësit që kanë punuar në atë periudhë, raporton KTV. Pllana thotë se atë kohë kanë punuar […]

Ahmet Pllana, i cili për 35 vjet punon si mësimdhënës, mezi pret që të miratohet Projektligji për Statutin e Mësimdhënësve për vitet e 90-a.

Ky Projektligj, që ende nuk ka shkuar në Komisionin për arsim, parasheh që t’i shpërblejë mësimdhënësit që kanë punuar në atë periudhë, raporton KTV.

Pllana thotë se atë kohë kanë punuar pa kurrfarë interesi, por është mirë që mësimdhënësit të shpërblehen.

Në periudhën e viteve të 90-a, qytetarët e Kosovës jepnin vazhdimisht kontributin e njohur atëherë si “Fondi i 3-përqindëshit”, por Pllana thotë se mësimdhënësit nuk i kanë marrë as nga 10 marka gjermane në muaj.

Ka kohë që është kërkuar miratimi i këtij Projektligji, i cili edhe në mandatin e kaluar qeverisës ka qenë gati, por nuk është proceduar tutje.

E, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë ta ketë marrë pëlqimin e të gjitha partive në vend, se do ta mbështesin këtë Projektligj.

Jasharaj ka thënë se në Projektligjin për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve të 90-a, nuk do të anashkalohet kontributi i mësimdhënësve, të cilët kanë vdekur dhe atë pagë do ta gëzojë bashkëshorti ose bashkëshortja.

Sipas Jasharajt, premtimi nga Ministria e Arsimit është që në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, ky Projektligj do të miratohet.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se Projektligji tashmë është rishikuar dhe e kanë dërguar në Qeveri.

Por, në Komisionin për Arsim Projektligji nuk është dërguar ende.

Sipas kryetarit të Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, në parim do ta mbështesin Projektligjin, pasi t’i japin vërejtjet e nevojshme.

Sipas zyrtarëve të SBASHK-ut, ende nuk dihet saktë numri i mësimdhënësve që kanë punuar në atë periudhë, por që për të marrë atë pension do të duhet t’i marrin dokumentet e nevojshme nga shkollat ku kanë punuar, e më pastaj MASHT-i pritet t’i vërtetojë ato.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?