Shtyhet mbledhja e kryesisë së Kuvendit – ja arsyeja

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi sot nuk ka arritur të caktojë mbajtjen e seancës së radhës të legjislativit, andaj mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme. Lajmi është konfirmuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë. Ai ka thënë se kryesia me disa shefa të […]
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi sot nuk ka arritur të caktojë mbajtjen e seancës së radhës të legjislativit, andaj mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.
Lajmi është konfirmuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë.
Ai ka thënë se kryesia me disa shefa të grupeve parlamentare janë takuar për ta caktuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si dhe për fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që është traditë ta mbajë në çdo fund vit në Parlamentin e Kosovës.
Mirëpo, sipas tij, në mungesë të kuorumit në kryesi nuk është arritur të caktohet data e mbajtjes së seancës për këtë rend dite.
Në mbledhje kanë munguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, nënkryetarja Aida Dërguti, si dhe anëtari i kryesisë Galuk Konjufca.












