Shoqërohet në polici një person, dyshohet se ka dhënë para për votë në Istog

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Polici një person për ta marr në pyetje për të cilin është raportuar se i ka dhënë para një personi tjetër për të votuar. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibra tha për KosovaPress se kanë marr informatën se në oborrin e shkollës “Haxhi Zeka” se […]
Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Polici një person për ta marr në pyetje për të cilin është raportuar se i ka dhënë para një personi tjetër për të votuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibra tha për KosovaPress se kanë marr informatën se në oborrin e shkollës “Haxhi Zeka” se një person ka dhënë para dikujt tjetër.
“I njëjti është shoqëruar për në Polici dhe për të gjitha detajet do të dilet me një informacion të plotë”, tha Ibra.












