Shikoni si dukeshin nuset e para të Prishtinës (Foto)

Shikoni si dukeshin nuset e para të Prishtinës (Foto)

Po zure në gojë nusërinë e dikurshme, gratë e asaj kohe do ti kujtojnë adetet jo të lehta të bërjes nuse. Zonja Shukrane Haxhikurteshi, prishtinase, atë periudhë rinie e përshkruan si kohë të zahmetshme: Vrapo te kanaxheqi, vrapo të xhumaja, te Dita e tretë… Tash është kënaqësi, moj, po shkojnë në sallone, shyqyr që nuk […]

Pak histori nusërie: Kur përgatitej vajza për nuse, sic u tha më herët, së pari shkohej në hamam, e përcillnin gratë me defe, ku zhvillohet një ceremoni. Aty bëhej aheng i njëmendtë. Vajzat kishin rroba speciale të nusërisë: çitjanet “xhanfes”, kështu u thoshin, kur i prekje sikur të shkriheshin ndër gishtërinj. Edhe këmbëzat i kanë pasur të qëndisura me fije ari.

E kanë pasur edhe mitanin kadife, të butë. Kjo veshje kishte ngjyrë të kuqe. Nusja stolisej në kokë dhe në qafë me disa rrathë dukatesh. Të gjitha këto i sillte Hyrie telexhia e njohur e Prishtinës, e cila ua bënte edhe dyzenin, domethënë, kujdesej për teleisjen e fytyrës së nuses: e mbulonte të tërën me tel e zbukurime speciale ose vetëm gjysmën, ballin dhe dy faqet, sipas kërkesës. Zonja Shukran, e martuar para 54 vjetësh tregon:

– Unë nuk e kam veshur atë veshje të rëndë me çitjane “xhanfes” të Hyries kam zbritur nuse më fustan të bardhë nusërie. Isha 22 vjeçe, Ditën e tretë, përsëri të teleisnin. Eh, sa po ua kam lakmi sot të rejave, lum si këto! Kanaxheqi mbahej natën kur vajza do të shkonte nuse dhe rrihej deri në mëngjes, kur vinin ta merrnin. Nusja merrej me pajton, para namazit të mëngjesit, pa ia dhënë ferku. Ashtu ishte adet, si e pse, nga ka mbetur, nuk e dimë sebepin, plotëson Z. Sabit. Një pajton shkonte ta merrte nusen, rrallë shkonin dy. Në pajton hipnin tre veta, sivjehra dhe dy të tjera, plus nusja…

Nusja duhej të rrinte në këmbë derisa pihej çaji! Ua, si të ulej nusja?! Bile kunata ime, Vahide hanëmi, për shembull, shumë ngadalë e pinte çajin, gjysmë ore, e unë e shkreta mbetesha në këmbë, të të binte të fiktë!. I thosha kur mbeteshim vetëm, aman, bre, çyçyk inxhe, çka po bën kështu, gjysmë ore e pi një çaj! Po harroj moj, ma kthente. – tregon zonja Shukran. Burimi: Sanije Gashi – “Prishtina e fëmijërisë sime” /KultPlus.com

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya