Shikoni se si po proteston një qytetar kundër shtrenjtimit të rrymës (Foto)

Një qytetar nga Ferizaj, ka protestuar me llambë në dorë, duke thënë se po na kthehet koha ‘e gjyshit të tij, kur do të duhemi të ndriçohemi me llambë’. “Babgjyshi jem para 100 viteve e ka përdorë këtë llambë në kushtet e jetës primitive. Mbane mend, me këtë udhëheqësi do t’na vjen koha edhe ne […]
Një qytetar nga Ferizaj, ka protestuar me llambë në dorë, duke thënë se po na kthehet koha ‘e gjyshit të tij, kur do të duhemi të ndriçohemi me llambë’.
“Babgjyshi jem para 100 viteve e ka përdorë këtë llambë në kushtet e jetës primitive. Mbane mend, me këtë udhëheqësi do t’na vjen koha edhe ne do ta përdorim qysh e ka përdorë këtë llambë babgjyshi jem”, ka thënë ai para gazetarëve, shkruan Periskopi.
Qytetarë të Kosovës janë mbledhur sot për të protestuar kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ditë më parë është paralajmëruar se rryma do të shtrenjtohet ndërsa po ashtu qytetarët kanë kundërshtuar pagesën e rrymës nga ana e qytetarëve për katër komunat e veriut.















