Sherr me thika në Tiranë, plagoset në qafë 23-vjeçari

Sherr me thikë në mes të Tiranës, një i ri plagoset në qafë. Raportimet e para flasin për një 23-vjeçar të plagosur në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet. Sipas burimeve, djali ka mbetur i plagosur me thikë. Ai eshte derguar me urgjence ne spital ku thuhet se eshte jashtë rrezikut për jetën. Informacion paraprak nga […]
Sherr me thikë në mes të Tiranës, një i ri plagoset në qafë. Raportimet e para flasin për një 23-vjeçar të plagosur në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.
Sipas burimeve, djali ka mbetur i plagosur me thikë. Ai eshte derguar me urgjence ne spital ku thuhet se eshte jashtë rrezikut për jetën. Informacion paraprak nga Policia:
Me datë 15.12.2017, rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në bulevardin ” Gjergj Fishta”, ka ndodhur një një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është derguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












