SHBA, veto rezolutës për Jeruzalemin në OKB

SHBA, veto rezolutës për Jeruzalemin në OKB

Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-s, e cila hedh poshtë njohjen nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. 14 anëtarë të tjerë të Këshillit votuan për të mbështetur projektrezolutëne paraqitur nga Egjipti. Teksti i rezolutës shpreh “keqardhje të thellë” për deklaratën e […]

Shtetet e Bashkuara i vunë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-s, e cila hedh poshtë njohjen nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

14 anëtarë të tjerë të Këshillit votuan për të mbështetur projektrezolutëne paraqitur nga Egjipti.

Teksti i rezolutës shpreh “keqardhje të thellë” për deklaratën e zotit Trump këtë muaj që njihte Jeruzalemin si kryeqytet dhe njoftonte fillimin e zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Jeruzalem.

Profesori i historisë së Kolegjit Randolph-Macon, Michael Fischbach, i tha Zërit të Amerikës se vendimi i zotit Trump përmbyste politikën e mëparshme të SHBA që kishte vazhduar prej dekadash, si dhe “konsensusin global” kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Që nga viti ’67 Izraeli kontrollonte tërë qytetin, por në bashkësinë ndërkombëtare ekzistonte konsensusi që derisa konflikti arabo-izraelit të zgjidhej përfundimisht dhe paqësisht, asnjë vend nuk do ta paragjykonte rezultatin e asaj që do të ndodhte me Jeruzalemin, sepse vendimi origjinal i OKB-së ishte që kjo të mbahej si një zonë ndërkombëtare,” tha Fischbach.

Zoti Trump deklaroi më parë gjatë këtij muaji se vendimi i tij ishte një “njohje e realitetit” se Jeruzalemi nuk është vetëm kryeqyteti historik i popullit hebre, por edhe kryeqyteti i Izraelit modern. Udhëheqësit izraelitë i mirëpritën veprimet e tij, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, i cili tha se duke patur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kjo shënonte “themelin e paqes”.

Palestinezët duan që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm. Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha javën e kaluar se pala e tij nuk do të pranojë më një rol të SHBA në procesin e paqes. Ai foli në një tubim të udhëheqësve arabë ku shumë të tjerë e dënuan vendimin e Trump si të paligjshëm.

Bashkimi Evropian përsëriti qëndrimin e tij se një zgjidhje realiste midis izraelitëve dhe palestinezëve është formula e dy shteteve, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyjave.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit