Serbia voton kundër rezolutës së Krimesë në OKB, gëzon Rusinë, dëshpëron SHBA’në

Serbia nuk voton për të dëmtuar Rusinë, tha presidenti Aleksandër Vuçiq me rastin e votimit kundër Rezolutës së Krimesë në OKB. Pas leksionit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Vuçiq tha “Unë do të them atë që unë mund dhe çfarë mund të bëj si president i Serbisë”, duke shtuar se puna e […]
Pas leksionit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, Vuçiq tha “Unë do të them atë që unë mund dhe çfarë mund të bëj si president i Serbisë”, duke shtuar se puna e Serbisë nuk është të dëmtojë Rusinë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Serbia nuk voton në një asnjë mënyrë që të dëmtojë interesat e Rusisë. Kjo nuk ndodhi në asnjë forum ndërkombëtar”, shtoi ai.
“Megjithatë, ju duhet të kuptoni qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën, por unë mendoj se ju e keni kuptuar mirë mesazhin tim,” tha presidenti serb.
Në një votim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që u mbajt sonte, Serbia votoi kundër kërkesave ukrainase mbi Krimenë./Periskopi/












