Serbia të investojë miliona euro në komunat serbe në vitin 2018

Serbia të investojë miliona euro në komunat serbe në vitin 2018

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar për mediet lokale serbe se marrëveshjet e Brukselit nuk është duke i zbatuar në terren Prishtina, si dhe kanë siguruar se qeveria e Serbisë në vitin 2018 do të investojë në ndërtimin e 24 ndërtesave me nga 5 njësi në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe 5 të […]

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar për mediet lokale serbe se marrëveshjet e Brukselit nuk është duke i zbatuar në terren Prishtina, si dhe kanë siguruar se qeveria e Serbisë në vitin 2018 do të investojë në ndërtimin e 24 ndërtesave me nga 5 njësi në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe 5 të tilla në “Çeta e minatorëve” për familjet serbe, si dhe përfundimin e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit për komunat veriore.

Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka ripërsëritur se ura e Ibrit nuk do të hapet dhe punët nuk do të rifillojnë pa garancitë për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, punët do të rifillojnë në rivitalizimin e urës dhe të rrugës “Mbreti Peter I”, atëherë kur të ketë siguri për qytetarët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, Rakiq më pas ka potencuar se fillimi i punimeve në rivitalizimin e urës do të fillojë atëherë kur kompanitë ndërtimore të angazhuara për rivitalizimin e urës dhe të zonës së këmbësorëve në pjesën veriore t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.

“Hapja e urës nuk është më çështje politike, por çështje teknike rreth së cilës duhet të merren vesh kompanitë që janë duke punuar në rivitalizimin e urës. Ajo çka na intereson dhe për të cilën jemi të shqetësuar është siguria e qytetarëve. Këtë gjithmonë do ta kërkojmë dhe nga ky qëndrim nuk do të na lëkundë askush dhe asgjë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?