Serbët në Istog nuk kanë interesim për të votuar (Foto)

Ndonëse vendvotimet janë hapur në orën 07:00, pak serbë kanë vendosur ta hedhin votën për të zgjedhur kryetarin e tyre të ardhshëm. Në fshatin Osojan të komunës së Istogut, deri në orën 09:30 kanë votuar vetëm 10 persona të këtij komuniteti. Në këtë fshat të drejtë vote kanë 700 persona./Indeksonline/














