Serbët e Kosovës mund t’i ndërrojnë patentat e shoferit me ato të Kosovës pa hyrë në test

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ua ka lejuar të gjithë qytetarëve të vetë që të marrin patentën e shoferit të Republikës së Kosovës pa hyrë fare në test, me kushtin që të kenë në posedim lejen e vozitjes të Serbisë lëshuar para vitit 2016. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Milan Radojeviq, […]

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ua ka lejuar të gjithë qytetarëve të vetë që të marrin patentën e shoferit të Republikës së Kosovës pa hyrë fare në test, me kushtin që të kenë në posedim lejen e vozitjes të Serbisë lëshuar para vitit 2016.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Milan Radojeviq, ka thënë për televizionin publik të Serbisë se ky është një vendim shumë i rëndësishëm për serbët e Kosovës.

Radojeviq shtoi se ky vendim është i rëndësishëm nëse merret parasysh se liria e lëvizjes për serbët e Kosovës është drejtpërdrejtë e kushtëzuar nga posedimi i dokumenteve personale.

“Është një vendim pozitiv për serbët, dhe ka të bëjë me marrjen e patentës së shoferit lokale apo të Kosovës, e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë për serbët në Kosovë e Metohi”, ka thënë Radojeviq, transmeton Koha.net.

Ai tha se vendimi përfshin të gjithë ata që kaluan testin e vozitjes deri më 14 shtator 2016, kur u nënshkrua marrëveshja e fundit e lirisë së lëvizjes në Bruksel.

“Nga dokumentet e nevojshme, duhet të dorëzohet origjinali i patentës serbe të shoferit, e cila më duhet të ju them se do ju kthehet, certifikatën e provimit të vozitjes, pagesën e taksave, si dhe certifikatën mjekësore”, ka përfunduar Radojeviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?