“Sa herë që duam e mundim Haki Rugovën” – Dreshaj nuk tërheq fjalët e tij

Kur kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunën e Istogut, Gani Dreshaj shpalli dje fitoren në zgjedhje, deklaroi se “Haki Rugovën e mundim sa herë të duam”. Por epërsia e tij ndaj Haki Rugovës së LDK-së nga rezultatet preliminare të publikuara të dielën, u përmbys sot pas numërimit të votave me kusht […]
Kur kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Komunën e Istogut, Gani Dreshaj shpalli dje fitoren në zgjedhje, deklaroi se “Haki Rugovën e mundim sa herë të duam”.
Por epërsia e tij ndaj Haki Rugovës së LDK-së nga rezultatet preliminare të publikuara të dielën, u përmbys sot pas numërimit të votave me kusht dhe me postë, raporton Insajderi. Rugova fitoi mandatin e tretë në Istog, me një diferencë prej 14 votash më shumë sesa Dreshaj.
Ndërkaq, Dreshaj vazhdon t’u qëndroj pas fjalëve të tij, për fitoren e sigurt në Komunën e Istogut.
Ai po konsideron se i është vjedhur fitorja dhe akuzoi KQZ-në për rezultatet që e nxjerrën humbës Dreshajn.
Sipas tij, këto rezultate kanë ndryshuar si pasojë e presionit të LDK-së pa asnjë shpjegim.
“Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze. Sot, presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë”, ka thënë Dreshaj.












