Raporti i auditimit të financave të partive politike i dorëzohet Kuvendit, pritet diskutim

Auditori i përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës tashmë ka përfunduar raportin për auditimin e partive politike. Raporti është dërguar në Kuvend por duhet një komision të bëjë pranimin e tij dhe t’ia dorëzojë Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, raporton KTV. 10 auditorë të ndryshëm ishin përzgjedhur për të kryer këtë punë brenda 45 ditëve. […]
Auditori i përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës tashmë ka përfunduar raportin për auditimin e partive politike.
Raporti është dërguar në Kuvend por duhet një komision të bëjë pranimin e tij dhe t’ia dorëzojë Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, raporton KTV.
10 auditorë të ndryshëm ishin përzgjedhur për të kryer këtë punë brenda 45 ditëve.
Që nga ndryshimi i ligjit dhe në 4 vjetët e fundit, asnjë institucion nuk ka kontrolluar financat e partive politike.
Auditimi megjithatë nuk përfshin raportet financiare të zgjedhjeve të fundit nacionale e as atyre lokale.
Aty përfshihen vetëm raportet e viteve 2013 deri në 2016.
KTV-ja merr vesh se në fakt gjetjet e raportit janë krejtësisht teknike.
Komisioni i Venedikut për këtë çështje iu ka rekomanduar shteteve që auditimi të bëhet nga një trup, që nuk ka konflikt interesi me partitë politike.
Raporti i auditorit do të publikohet në uebfaqen e KQZ-së brenda 10 ditësh, pasi ai të shqyrtohet në Kuvend.
Kërkesa e kamotshme për kontroll të mënyrës se si financohen dhe të parave të partive politike u plotësua shkaku i presionit të bashkësisë ndërkombëtare.












