Qytetarët paralajmërojnë protesta tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Qytetarët paralajmërojnë protesta tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, ku kanë kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in. Ata protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës, kundër faturimit të humbjeve teknike dhe komerciale. Teksa […]

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës sot kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, ku kanë kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in.

Ata protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës, kundër faturimit të humbjeve teknike dhe komerciale. Teksa njëzëri u zotuan se do të protestojnë pa pushim derisa të realizohen kërkesat e tyre, duke përsëritur thirrjen e njërës nga organizatoreve, Elza Ramadanit.

“Ne kërkojmë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in. Prandaj zotohemi se do të protestojmë pa pushim deri sa kërkesat tona të realizohen”, tha Ramadani.

Nën brohoritjen “Asnjë cent ma shumë”, protestuesit marshuan nga KEDS-i deri tek teatri kombëtar ku edhe folën për pakënaqësitë e tyre.

Njëri nga organizatorët e protestës, Rron Gjinovci tha se nuk i takon shtetit që të mbulojë humbjet e një kompanie private, duke thënë se nuk ka faj vetëm KEDS-i, pasi që përgjegjësinë për këtë e ka Qeveria e Kosovës dhe politikanët.

Gjinovci tha se  është e çuditshme se si kompanitë që nuk kanë fitim në Kosovë, po blihen nga kompani private nëpër botë e menjëherë po fillojnë të gjenerojnë fitim. Për më tepër, ai theksoi se është e edhe më e çuditshme të ndodhë kjo kur  KEDS vazhdon të ketë të njëjtit punëtorë e të njëjtit inxhinierë.

Sipas tij, synimi i çdo kompanie private është të ketë profit, porse theksoi se nuk është në rregull që qeveria të mbulojë humbjet tyre.

“Mirë, e privatizuat. Ju po dini, ju po i grahni qe 17 vjet. Por a mundet me  ma shpjegua mua dhe neve, se sipas cilës ideologji dhe cilës filozofie politike i takon shtetit të mbulojë humbjet e një kompanie private. Cila është arsyeja që ne i paguajmë humbjet komerciale dhe teknike të një kompanie private? Ne ja paguajmë humbjet kësaj kompanie private. E këta na thonë neve, siç thanë pardje, se kemi motive të dyshimta”, u shpreh Gjinovci.

Gjinovci tha se me protesta kanë shfryer faturat e energjisë elektrike në vitin 2013, ku si rrjedhojë disa njerëz ende janë duke u përballur me drejtësinë.

Ndërsa Elza Ramadani e quajti të gabuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, për të proceduar me një arritje të një marrëveshje me kompaninë investitore.

Sipas saj, krejt kjo pasi që të gjitha kapacitet financiare, humane dhe institucionale do të vihen në zhvillim të një teknologjie vdekjeprurëse, siç është ajo e djegies së qymyrit.

Ajo para masës protestuese, i rikujtoi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që projektet e tyre duhet të bazohen në qëndrueshmëri ekonomike, mjedisore dhe shoqërore.

Edhe pse po planifikohet ndërtimi i një termocentrali të ri, sipas Ramadanit, çmimi i energjisë elektrike në Kosovë vetëm sa po shtrenjtohet.

“Edhe pse, nga vet këto institucione po planifikohet të ndërtohet një termocentral i ri, që është nënshkruar sot marrëveshja për të, çmimi i energjisë elektrike vetëm e vetëm po rritet çdo herë e më shumë. Pak ka qenë që kemi paguar për veriun, tash edhe për kompanitë private. Atëherë, sot jemi mbledhë, me i tregu ZRRE-së, Qeverisë me të gjitha Ministritë përkatëse që nuk do të paguajmë asnjë cent më shumë”, tha ajo.

Ramadani potencoi se përveç barrës financiare që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës, ata shumë shpejt do të paguajnë edhe për problemet shëndetësore.

Qytetarët që protestonin këtë mesditë, në duar mbanin parullat si “S’paguaj ma shumë”, “Mos i mprehni dhomt”, “Pak për veriun, tash edhe për juve”, me anë të të cilave kërkuan që Qeveria e Kosovës të mos rrisë çmimin e energjisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?