Qeveria miratoi raportin 100 ditor

Qeveria miratoi raportin 100 ditor

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e punës njëqind ditore, planin vjetor të punës për 2018 dhe marrëveshjen finale për projektin “Kosova e Re”. Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe tetë projektligje dhe dokumente e vendime tjera të përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore. Në raportin 100 ditorë të punës së Qeverisë së Kosovës thuhet se […]

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e punës njëqind ditore, planin vjetor të punës për 2018 dhe marrëveshjen finale për projektin “Kosova e Re”.

Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe tetë projektligje dhe dokumente e vendime tjera të përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore.

Në raportin 100 ditorë të punës së Qeverisë së Kosovës thuhet se brenda kësaj periudhe janë marrë  shumë vendime që ndikojnë direkt  në zhvillim ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Raporti dëshmon përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të kabinetit qeveritar dhe një dinamikë e veprimit për të avancuar proceset zhvillimore në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim janë aprovuar projektligje dhe dokumente zhvillimore dhe vendime të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për ekzekutivin e vendit, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Planin vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2018.  Plani është një përmbledhje e punës dhe aktiviteteve që Qeveria e Kosovës ka planifikuar të zhvillojë gjatë vitit vijues 2018. Plani gjithashtu është instrumenti kryesor për zbatimin e prioriteteve të Qeverisë për vitin 2018.

Me rekomandimin e Komitetit drejtues për projektin “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kontratat komerciale për Termocentralin “Kosova e Re”.

Vendimi obligon kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik në cilësinë e kryesuesit të Komitetit Drejtues të Projektit për nënshkrim të kontratës.

Me qëllim të përmirësimit të pozitës materiale të disa kategorive të të punësuarve me përgjegjësi dhe angazhime të veçanta në Qeverinë e Kosovës, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ngritjen e pagave të tyre.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për të huajt, Projektligjin për shërbimin gjeologjik të Kosovës, Projektligjin për masat mbrojtëse në importe, Projektligji për gjak dhe përbërësit e gjakut me të cilin rregullohet furnizimi i qytetarëve me gjak dhe përbërës të gjakut.

Po ashtu, ekzekutivi vendor miratoi Projektligjin për lirinë e asocimit në organizata joqeveritare, Projektligji për inovacione shkencore dhe transferim të dijes dhe teknologjisë, Projektligji për shërbimet postare dhe Projektligji për meteorologji.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar vendimin për shpërndarje të pakove ushqimore dhe higjienike në lagjet e banuara nga komuniteti ashkali në komunat Ferizaj, Lipjan, Shtime, Prishtinë, Podujevë, Suharekë, Prizren, Fushë Kosovë. Përfitues do të jenë 1000  familje të këtij komuniteti.

Në mbledhjen e sotme është miratuar Rregullorja për shërbimin e atasheve të mbrojtjes, e cila përcakton statusin, detyrat dhe përgjegjësitë e Atasheut të Mbrojtjes të akredituar në misionin diplomatik të Republikës së Kosovës.

Qeveria po ashtu miratoi edhe Strategjinë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036, e cila siguron kornizën për adresim efektiv dhe të qëndrueshëm të çështjeve kryesore në sektorin e ujërave.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?