Qeveria merr kredi 71 milionë euro për rrugën e Pejës

Qeveria merr kredi 71 milionë euro për rrugën e Pejës

Qeveria e Kosovës ka shkruar marrëveshje për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH). Vlera e huas është 71 milionë euro, kjo kredi do të investohet  në ndërtimin e Autostradës Kijevë – Zahaq . Këtë marrëveshje në emër të qeverisë e ka nënshkruar ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport  […]

Qeveria e Kosovës ka shkruar marrëveshje për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH).

Vlera e huas është 71 milionë euro, kjo kredi do të investohet  në ndërtimin e Autostradës Kijevë – Zahaq . Këtë marrëveshje në emër të qeverisë e ka nënshkruar ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport  Sue Barrett.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës , bashkë me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruam marrëveshjen financiare në vlerë prej 71 milion euro. Marrëveshje e cila është e dedikuar për financimin e njërën prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe ekonomike në vendin tonë. Bëhet fjalë për financimin e rrugës Prishtinë-Pejë, konkretisht segmentin Kijevë- Zahaq, që do të  jetë një rrugë e cila e lidh një pjesë të madhe të territorit të Kosovës me kryeqytetin me Prishtinën,  me aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’,  ku i jep Kosovës qasje në korridoret ndërkombëtare dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi, gjithashtu me rrugën 6 në drejtim të Shkupit  madhe me korridoret të tjera ndërkombëtare“, tha Hamza.

Ai ka treguar po ashtu edhe për vlerën dhe kushtet e kontratës që sipas tij do të jenë të favorshme pasi do të jetë 1 përqind norma e interesit dhe se kredia do të ketë afatin prej 12 viteve.

“Ne sot nënshkruam marrëveshjen për një projekt që e kap vlerën prej 193 milion euro. Komponentët e financimit të këtij projekti janë . 71 milion euro nga BERZH, 80 milion euro nga  Banka Evropiane për Investime që jemi në negociata po thuajse përfundimtare…38 milion euro do të jenë financim nga Qeveria e Kosovës. 3.2 milion janë grant para fal , nga korniza investive e Ballkanit perëndimor dhe 600 mijë euro janë nga BERZH. Kredia është me kushte jashtëzakonisht të volitshme ku norma e interesit është 1 përqind plus eurobot. Maturiteti është 12 vjeçar dhe tre vite janë ‘greis’ periudhë”, tha Hamza.

Sipas tij është një kredi për financimin e një projekti i cili sipas tij do të kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të mira edhe për bizneset.

Ndërsa , ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se më nuk do të ketë stërzgjatje të këtij projekti.

“Nuk do të ketë stërzgjatje, pengesa sa i përket zhvillimit të këtij projekti që është me rëndësi të veçantë dhe do ta përfundojmë në kohën më të shpejt të mundshme dhe ta heqim prej hartës këtë rrugë , këtë segment të autostradë Prishtinë-Pejës. Që është stërzgjatur diku 10 vite”, tha Lekaj.

Drejtoresha e BERZh-it për Transport  Sue Barrett tha se do të vazhdojë të mbështes Qeverinë e Kosovës në mbështetje financiare.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme nënkupton që IBRD-ja ka nënshkruar marrëveshjen e tretë në sektorin e rrugëve në Kosovë. Huadhëniet në sektorin rrugorë tashmë kanë arritur nivelin e 120 milion eurove. Ne jemi të kënaqur me këtë nivel të marrëveshjes do të vazhdojmë ta mbështesim financimin e projekteve infrastrukturore në Kosovë“, tha Barrett. /Indeksonline/Image

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?