Qeveri e madhe me suksese të vogla

Përfaqësuesit opozitarë ironizojnë me punën e shefit të Qeverisë Ramush Haradinajn, duke thënë se punën më të madhe në 100-ditëshin e parë e kishte që t’i emërojë 70 zëvendësministra. Sipas tyre, Haradinaj nuk e ka mbajtur as premtimin që të hiqen vizat me BE-në brenda 90 ditëve. Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë thonë se Haradinaj […]
Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë thonë se Haradinaj gjatë kësaj periudhe kohore ka marrë shumë vendime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në mes të cilëve nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë 100-ditëshit të parë ka arritur ta udhëheqë një qeveri të madhe, e cila ka pasur suksese të vogla. Ky është vlerësimi i opozitës dhe i analistëve politikë për tremujorin e parë të punës së ekzekutivit të vendit, të cilin e udhëheq lideri i AAK-së.
Haradinaj, sipas tyre, gjatë 100-ditëshit të parë ka arritur ta ngarkojë buxhetin e Kosovës për shkak të emërimit të 70 zëvendësministrave nëpër 22 ministri dhe qindra këshilltarë, përderisa nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në fushatë për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të mandatit të tij.
Por me këtë vlerësim të zyrtarëve opozitarë dhe të analistëve politikë nuk pajtohen bashkëpunëtorët e kryeministrit Haradinaj, sipas të cilëve kryeministri për pak muaj qeverisjeje ka marrë vendime të rëndësishme për vendin, shkruan sot Gazeta Zëri.
Për 100-ditëshin e parë në krye të Qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj do ta prezantojë raportin e punës në Kuvendin e Kosovës të mërkurën e ardhshme.












