Putin aprovon kërkesën e Vuçiqit që Rusia të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Beogradi pret që Rusia të jetë ndërmjetës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vuçiq tha në takimin me kryetarin e dhomës së sipërme të Parlamentit rus, Këshillin e Federatës, Valentin Matvienko, se Kosova ishte një temë diskutimi me presidentin rus Vladimir Putin, raporton “b92”, transmeton Periskopi. “E pyeta nëse […]
Vuçiq tha në takimin me kryetarin e dhomës së sipërme të Parlamentit rus, Këshillin e Federatës, Valentin Matvienko, se Kosova ishte një temë diskutimi me presidentin rus Vladimir Putin, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“E pyeta nëse Rusia mund të ishte një ndërmjetëse dhe përgjigja e presidentit të Rusisë ishte pozitive,” tha Vuçiq.
Sipas tij, ekziston një konsensus se në rast të një konflikti, formati i negociatave duhet zgjeruar, duke vënë në dukje se formati aktual me Bashkimin Evropian si një ndërmjetës është “në rregull”.
“Nëse shqiptarët kërkojnë që amerikanët të jenë ndërmjetës në negociatat për Kosovën, atëherë do të kërkojmë që Rusia të bashkohet,” tha Vuçiq.
Vuçiq tha se Serbia e vlerëson shumë mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
“Mbështetja politike ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë nga udhëheqja ruse është shumë e rëndësishme. Për Serbinë, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan ka mbetur dhe mbetet më e rëndësishmja,” tha presidenti i Serbisë./Periskopi/












